Skip to content

Fansi i ri i Berishës: O qesharakë deri në neveri, e majta dhe e djathta tek ne janë karikaturë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se e majta dhe e djathta në politikën tonë janë karikaturë.

Sipas tij, të dy palkët sulmojnë individin, lirinë e dinjitetin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se palët janë në garë se kush dhunon më shumë demokracinë

Lexoni edhe:

Përgjithësisht normalizon presionin e gjakut në 120/80 në dy ditë. Sekreti është ..
Sponsored by MonadPlug
“E majta dhe e djathta në politikën tonë janë karikaturë. Qesharakë deri në neveri. Medemek e djathta sulmon me bukë në trastë kapitalin, bisnesin, pronën e familjen…

Medemek e majta sulmon ashpër punën, drejtësinë e barazinë sociale, të përbashktën… Të dy palët sulmojnë individin, lirinë e dinjitetin. Janë të garë se kush dhunon më shumë demokracinë.

Të gjithë nuk njohin e as tentojnë të ndërtojnë një shtet jo partiak. Nga kjo pikpamje, nuk e di a jemi në krizë politike apo nuk ndërtuam kurrë politikën e duhur!?”, shkruan ai.

Kujtojmë se Ylli Manjani u shfaq së fundmi në publik tek protesta e thirrur nga Sali Berisha, ku mbajti edhe fjalimin e rastit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë