Skip to content

FANTAZIA/ Trump në takim me Theresa May, protestuesit e presin me “Baby Trump”

thumbs b c 9ee3ca7eb4f904ed8a45f3670a37eaf1

Dhjetëra mijëra persona kanë mbushur sheshin qendror të Londrës për të protestuar vizitën shtetërore të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Tubimet nisën qysh në orët e hershme, para se Trump të vizitonte kryeministren britanike, Theresa May në zyrën e saj në Downing Street.

Trump arriti në zyrat e qeverisë britanike nën prani të madhe të policisë, ndërsa protestuesit u mbajtën shumë larg autokolonës së tij.

Protestuesit, shifra e të cilëve ishte disa mijëra, mbanin parulla dhe posterë anti-Trump. Ata  më vonë kaluan në hyrjen e lagjes Downing Street, por nuk arritën të afrohen për shkak të kordonit të policisë.

Një balonë “Baby Trump” me lartësi afro 6 metra qëndronte në shesh, në vendin ku automjeti i Trump duhej të kalonte për të arritur në takimin me kryeministren May.

Protestat pritet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës me gjithnjë e më shumë njerëz të cilët vazhdojnë t’i bashkohen. Lideri i Partisë Laburiste dhe disa politikanë të tjerë po ashtu pritet t’i bashkohen protestës në sheshin e Parlamentit.