Marrja e një vize për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po shtohet si kërkesë dita-ditës nga qytetarët shqiptarë.

Disa e shikojnë si një mundësi më të mirë emigrimi për punësim, e ndërsa të tjerë si mundësi udhëtimi.

Por, për shkak të aplikimeve të shumta për viza, janë shtuar edhe
faqet e rreme online, të cilat përfitojnë nga persona të caktuar duke u
kërkuar tarifa shtesë.

Ambasada Amerikane në Tiranë na ka paralajmëruar, se nuk duhet të
biem pre e këtyre mashtrimeve nga faqet e rreme online, nga adresa
emaili apo edhe nga kërkesat për tarifa shtesë për marrjen e një vize.

“Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të
mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të
rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen
për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e
një mashtrimi!” shkruhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re