433, një faqe e njohur sportive në rrjetet spociale (me 44 mln ndjekës), ka ironizuar kushtet në të cilat është zhvilluar ndeshja mes Përmetit e Labërisë. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, fusha është kthyer në një pellg të madh uji, ndërsa lojtarët me vëshirësi lëvizin.

Ndeshja është luajtur e plotë dhe është mbyllur me rezultatin 0-2 në favor të Labërisë. E habitshme sesi arbitrat kanë lejuar zhvillimin e ndeshjes, duke parë kushtet e krijuara nga reshjet e mëdha të shiut dhe gjendja e fushës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re