Dietologe
Nëse nuk i ke futur ende në rutinën tënde ushqimore, tani është momenti i duhur! Farat e linit, të njohura edhe si “fara të arta për shëndetin”, janë ndër ushqimet më të pasura me përbërës të dobishëm që na fal natyra.
Çfarë përmbajnë farat e linit?
Acide yndyrore Omega-3 (ALA): Të dobishme për shëndetin e zemrës, reduktojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në ruajtjen e funksionit të trurit.
Fibra të tretshme dhe të patretshme: Përmirësojnë tretjen, ndihmojnë lëvizjen e zorrëve dhe japin ndjesi ngopjeje për më gjatë.
Lignane: Antioksidantë të fuqishëm me veti fitoestrogjenike – ndihmojnë në balancimin hormonal dhe kanë ndikim pozitiv te shëndeti i gjirit dhe prostatës.
Proteina bimore: Mjaft të dobishme për ata që ndjekin dieta vegjetariane apo vegane.
Vitaminat B, magnez, kalium dhe zink: Mbështesin energjinë, sistemin nervor dhe imunitetin.
Përfitimet shëndetësore të farave të linit:
- Shëndeti i zemrës: Omega-3 dhe fibra ndihmojnë në uljen e kolesterolit “të keq” (LDL) dhe mbrojnë arteriet.
- Rregullojnë sheqerin në gjak: Të dobishme për personat me diabet ose rezistencë ndaj insulinës.
- Pesha e qëndrueshme: Ndjesia e ngopjes që ofrojnë ndihmon në kontrollin e oreksit dhe menaxhimin e peshës.
- Shëndeti i zorrëve: Fibra ushqen mikrobiotën e mirë dhe ndihmon në parandalimin e kapsllëkut.
- Lëkurë dhe flokë më të shëndetshëm: Falë yndyrnave të shëndetshme dhe antioksidantëve.
Si t’i konsumojmë?
Fara të bluar (rekomandohet për thithjen më të mirë të vlerave ushqyese). Shtuar në smoothie, kos, bullgur, sallata, bukë apo biskota të bëra në shtëpi.