Teksa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë me bujë lajmin pak ditë më parë, se Shqipëria kishte siguruar 368 mijë doza vaksine për gripin, përfaqësues të urdhërit të farmacistëve thonë diçka tjetër.

Dëfrim Goma është shprehur në takimin që ka pasur sot me kreun e PD-së Lulzim Basha që në vendin tonë janë sjellë vetëm 9500 vaksina antigrip.

“Janë sjellë vetëm 9500 vaksina anti-grip. Ka mungesa të barnave antivirale që luftojnë COVID-in, ka shumë ilaçe të pasigurta dhe të paligjshëm po përdoren në trajtimin e pacientëve”, është shprehur Goma, gjatë takimit me Bashën.

“Bazuar edhe në rekomandimin e ekspertëve, ne ja kemi dalë të financojmë në kohë dhe të sigurojmë 368 mijë doza vaksinash, sasia e parë e të cilave ka mbërritur dhe ka nisur të shpërndahet në qendrat shëndetësore, me qëllim vaksinimin e kategorive të riskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, duke vijuar me mësuesit, edukatorët, duke vazhduar me të sëmurët kronikë, me ata mbi 65 vjeç, fëmijët”, tha Manastirliu në muajin Shtator të këtij viti, në një deklaratë që është bërë publike nga vetë Ministria e Shëndetësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re