Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka sqaruar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus, dy arsyet kryesore për heqjen e fshaës 800 kwh energji, për muajin tetor.

Në lidhje direkte me moderatoren Pranvera Borkaj, Balluku tha se ulja e konsumit të energjisë elektrike falë ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe rritja e nivelit në kaskadën e Drinit, janë dy arsyet kryesore pse fasha nuk do të aplikohet gjatë muajit tetor.

Zv.kryeministrja theksoi, ky vendim nuk është një tërheqje nga ana e qeverisë por mbrojtje e konsumatorëve familjarë dhe bizneseve të vogla.

“Nuk e kemi qëllim në vetvete të rrisim çmimin por të mbrojmë të gjithë abonentët familjarë dhe të gjithë bizneset e vogla. Fasha 800kwh, është një fashë e përzgjedhur me shumë kujdes dhe që i përket një konsumi normal të një familje me katër ose me shumë anëtarë. Qeveria shqiptare do të mbrojë konsumatorët me çdo kusht. Por kur kaskada e Drinit po binte në nivelet të ulta dhe çmimet po kapnin majat, sigurisht që ne duhet të marrim disa masa.

Kështu që ne kemi aplikuar në ERE për të vendosurnjë fashë e për të aplikuar një çmim prej 42 lekë për konsumin mbi 800kwh.

Fasha ka të bëjë padyshim kur kaskada është në nivelet më të ulëta dhe konsumi është i lartë, kështu ne nuk jemi tërhequr thjesht nuk do të aplikohet. Aplikimi në ERE është bërë dhe miratuar për afatin 1 tetor deri në 31 dhjetor, dhe është bërë më kohë të kufizuar.

Tashmë ne kemi bërë kërkesë që kjo të mos aplikohet gjatë muajit tetor, nuk do të ketë aplikim të fashës sepse niveli i kaskadës është përmirësuar, po shkon rreth 272 m, është larg nivelit maksimal por sërish është nivel i përmirësuar. E dyta, elementi që na ka bërë të marrim këtë vendim është ulja e konsumit dhe kërkesa e tregut e ulur. Sigurisht ka një trend vjetor për ndryshim të temperaturave në zonat qëndrore të Shqipëtrisë por ajo që ka ndikuar është senzibilizimi i qytetarëve, pavarsishtë bolovisë politike, qytetarët shqiptarë kanë kursyer.”

Më tej Balluku sqaroi se në varësi të konsumit dhe reshjeve fasha për çmimin 42 lekë do të aplikohet gjatë muajit nëntor.

 

“Patjetër. Politikat energjitike bëhen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe ne i çojmë në ERE për të aprovuar nëse janë konform ligjit dhe padyshim në të mirën e qytetarëve. Por që kjo qeveri vepron për të mirën e qytetarëve nuk e vë në diskutim askush.

Është mirë që ERE-n të mos e ngatërroni në këtë histori e të tregoni respekt se janë profesionistë që kryejnë detyrën e tyre. ERE ka marrë dhe analizuar me shumë profesionalizëm të gjithë analizën tonë për sa i përket fashës dhe çmimit.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re