Në një bashkëbisedim me qytetarët në facebook, kryeministri Rama foli për një proces që do të zgjasë. Kush e imagjinon ditën e parë të çlirimit nga karantina si fundin e Luftës së Dytë Botërore, mendon gabim.

Bashkëjetesa me pandeminë do të ndryshojë deri në detaje disa nga veprimet që deri dje ishin shumë normale. Ndryshime që do të rregullohen me ligje të reja, thënë ndryshe ndëshkime të reja.

Fashat e reja orare të lëvizjes do të hyjnë në fuqi javës tjetër. Në komunikimin me popullin e Facebook-ut kreu i qeverisë nuk i shmangu as komentet negative, të cilave iu përgjigj një më një.

Previous articlePo prisnit daljen nga karantina? Ja cfare thote mjeku Kalo: Nëse hiqen masat shtrënguese, do ta pësojmë si Wuhani

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re