Banorët e “5 maj” në Tiranë vijojnë me protestën kundër aksionit të IKMT për prishjen e banesave të tyre së kuadër të një vendimi që banorëve u është bërë me dije vetëm ditën e fundit.
Banorët u shprehën se nuk kanë firmosur asnjë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës dhe i kanë ndërtuar shtëpitë shumë vite më parë.

Të revoltuar ata thonë se shteti nuk mund t’I dhunojë në pronat e tyre, ndërkohë që I kanë të legalizuara dhe kanë paguar cdo taksë në mënyre të rregullt.

“Këtu po na grabisin zonat, të gjithë duan të flejnë rehat në shtëpitë e veta, asnjë nga ne nuk ka firmos në Bashkinë e Tiranës. E kam shtëpinë të legalizuar, vijnë te ne ndërkohë që këtu kanë magazinat bosh.

Me cfarë të drejtë? Pse shtëpitë nuk paskan cmim tregu, ne nuk kemi një marrëveshje zyrtare. Nuk vendos dot ai për shtëpitë tona me cmim reference, nuk jemi për bonus qeraje sepse kemi shtëpitë tona”-u shpreh një nga banorët.

“Ne nuk jemi të pastrehë, i kemi ndërtuar vetë dhe kemi paguar cdo taksë në mënyrë të rregullt. Shteti po na bie në qafe, nuk kemi si të durojmë kur vijnë na rrafin në shtëpitë tona. Kemi bërë kërkesa dhe askush nga organet kompetente nuk ka sqaruar gjë.

Zona jonë nuk është pjesë e rindërtimit, ne nuk kemi fatkeqësi natyrore. 12 faza me nga 40 shtëpi, janë rreth 400 familje që do mbeten rrugëve.

Me kë e kanë bërë pazarin këta, a ka premtuar Bashkia ndonjë mëtër katror njësi për biznes?
Pronat tona nuk keni për t’i gëzu!

Fasoneria e Arben Ahmetaj është në fund të rrugës, mbështesin IKMT, hajdutat e tyre”-tha një tjetër.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re