Tetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar me koronavirus këtë të shtunë në Durrës duke e çuar në 18 numrin e personave të sëmurë aktive.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News bën me dije se rastet e reja të konfirmuar në qytetin bregdetar janë punonjës të rrjetit të fasonerive “Endi”, e cila ka një fabrikë në Krujë, e cila u bë vatra e infeksionit në këtë qytet.

Ndër të tjera gazetari bën me dije se dhe pse ditët e fundit numri i rasteve me koronavirus në Durrës është rritur, qyetarët nuk e marrin parasysh  një fakt të tillë por shijojnë shëtitjet e tyre në grupe përgjatë bregdetit.

Lexo edhe: Rritet numri i të infektuarve me Covid 19, konfirmohen 17 raste te reja

Ndërkohë numri i të infektuarve në vendin tonë tashmë ka arritur në 933 mes të cilëve 31 kanë humbur jetën dhe 714 janë shëruar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re