Për biznesin fason në vend, duket se është ende herët për të marrë veten nga kriza e pandemisë.

 

Një gjë e tillë reflektohet te të dhënat zyrtare të INSTAT, për nivelin e eksporteve gjatë tetorit.

 

Grupi “Tekstile dhe këpucë” performoi negativisht në muajin që lamë pas, ndryshe nga materialet e ndërtimit, metalet, lëndët djegëse apo mineralet.

 

Florian Zekja, nga shoqata “Pro Export”, thotë se fasoneria pritet të rikthehet në vrullin ekonomik në vitin 2022.

 

 

FLORIAN ZEKJA

 

SHOQATA “PRO EXPORT”

 

“Biznesi i modës, ku ne përfaqësohemi, ka një veçori të tillë që sektori jonë e merr veten një vit pasi kriza ka kaluar. Sektorët e tjerë kanë marrë veten direkt pas ndryshimit pozitivisht të situatës covid, kurse sektori jonë do e marrë veten një vit pas kësaj. Në dhjetor të 2021 do të arrijmë në nivelet e 2019 dhe viti i ardhshëm do të tejkalojë 2019. Vakumi që pësoi tregu botëror për veshmbathje do të reflektohet në 2021, edhe situata pozitive që po shfaqet në Ballkan për efektet e transporteve, shtesës së kostove për produkte që vijnë nga Kina, do të jetë shumë pozitive për sa i takon prurjes së klientëve dhe kontratave.”

 

Problemet aktuale të biznesit fason mbeten mungesa e fuqisë punëtore dhe rinovimi i teknologjisë.

 

 

FLORIAN ZEKJA

 

SHOQATA “PRO EXPORT”

 

“Problematikat tona shfaqen në rinovimin e teknologjisë dhe me aspektin e fuqisë punëtore, si të kualifikuar, si të pakualifikuar. Politikat nuk kanë qenë shumë efikase dhe roli i zyrave të punës nuk ka qenë aq efektiv për të thithur punonjësit që janë në shtëpi. Ne duhet të rinovojmë teknologjinë.”

 

Tekstilet dhe këpucët, një ndër grupet kryesore eksportuese në vend, kanë vuajtur më shumë se gjithë grupet e tjera pasojat e karantinave të Europës edhe nga ndryshimi i sjelljes konsumatore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re