Rreth 50 punonjës të një fasonerie në Berat protestuan këtë të mërkurë për pagën e luftës.

Ata u grumbulluan para drejtorisë rajonale të tatimeve ndërsa kërkuan një shpjegim se përse janë përjashtuar nga paketa e ndihmës.

Punonjësit thanë se emrat e tyre janë në sistem por dhe pse kanë kaluar tre muaj ata nuk e kanë marrë pagën e luftës.

Punëtorët e biznesit fason paralajmëruan gjithashtu se do ta përshkallëzojnë protestën pasi ndodhen në kushte të vështira dhe nuk mund ta përballojnë dot jetesën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re