Nga Policia Rrugore është ndaluar një 27-vjeçar pasi ishte duke drejtuar automjetin nga Tirana në Durrës me një shpejtësi marramendëse prej 182 km/h.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme mjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi të madhe.

Njoftimi i Policisë:

Po ndodh: Në rrugën Tiranë – Elbasan

Vijon kontrolli me radar , për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

E papranueshme shpejtesia me të cilën 27-vjeçari nga Tirana drejton automjetin, 182 km/h në një orar kur rruga është me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është evident.

Mos nxitoni për të arritur fundin apo vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

# PërdoruesRrugeVlerësoniJetën
# RespektoniRregullat

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re