Specialistja e Dietës, Gizem Keservuran realizoi një krahasim mes mishit të kuq e fasuleve.
Gjithmonë diskutohet sasia e proteinave tek bishtajoret e thata ose më saktë nuk preferohet si mundësi që këta të fundit të zotërojnë proteina në nivel të afërt me mishin e kuq.
Por ja si qëndron e vërteta! Krahasimi mes mishit të kuq dhe fasuleve

-100 gramë fasule zotërojnë sasi proteinash të barabartë me mishin e kuq në të njëjtën sasi.
-Ndërsa fasulja dominon mbi mishin e kuq në pikëpamje të hekurit, kalçiumit dhe magnezit.
-Për më tepër në këmbim të mishit të kuq që nuk përmban fibra aspak në 100 gramë fasule gjenden 15 gramë fibra dhe nuk përmbajnë kolesterol.
-Ndërsa sa i përket krahasimit ekonomik, as që e ndiej të nevojshme të bëj një krahasim të tillë.
Mirëpo nuk duhet të harrojmë se bishtajoret e thata njëkohësisht janë burim i mirë, i fuqishëm dhe cilësor i karbonhidrateve. Në veçanti personat që synojnë rënie në peshë duhet patjetër të konsumojnë bishtajoret e thata vetëm në orën që sugjeron specialisti dhe po ashtu në sasinë që sugjeron ai./F/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re