Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Itali pas një aksidenti fatal.

Ngjarja ndodhi disa orë më parë në Vignola të shtetit fqinj. Mediat italiane kanë zbuluar dhe emrin e saj, Violeta Caka, që rezultoi të ishte nënë e tre fëmijëve.

Sipas autoriteteve italiane shqiptarja po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti kur është përplasur nga një tjetër automjet.

Si pasojë e përplasjes makina e Cakës ka dalë në korsinë tjetër dhe është përplasur sërish me një tjetër mjet.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re