Ish deputeti Fatbardh Kadilli vijon fushatën për zgjedhjet për kryetar të PD-së.

Pasditen e sotme ai u ndal në Fier në një takim me strukturat, për të shpalosur projektin e tij për të drejtuar të djathtën shqiptare, ndërsa kritikat për Lulzim Bashën nuk i kurseu.

Një opozitë që merret me kauza rastësore, një vit e gjysmë me “Astirin” dhe “Teatrin”, apo “Rrugën e Kombit”. Po përse kjo ishte afera e vetme e Edi Ramës? Dhe mbyllen në një mënyrë shumë komprometuese” tha ai.

Sa i përket rezultatit të Bashës, Kadilli tha se “Ka bërë një vrimë në ujë. E quaj cikël të mbyllur.

Në shtator do të bëjmë sikur do të hyjmë në parlament, stina e protestave, do të shkojmë te Kryeministria, do ikim prapë. Kush ju gënjen që thotë do ta përmbys, vazhdon gënjen” tha ai.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë vetë kryetari Lulzim Basha, dhe tre kandidatët Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.