Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj ka kërkuar që Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës të kthehet në qytet e të punojë dhe të mos vijojë me ‘pushimet’ e tij në Milano.

Në një status në Facebook, Velaj, ndërkohë që ngërçi i kryebashkiakut me këshilltarët e bashkisë vijon, shkruan se Leli nga inat u skup e përcëllua dhe shkoi në Milano që të takonte kryetarin e Bashkisë atje.

Sipas Velajt, Lelit i është refuzuar takimi me kryebashkiakun dhe ai ka gjetur një person çfarëdo për të bërë një foto dhe për të treguar se ai strateg dhe ulet me këdo për të arritur qëllimin.

Statusi i plotë:

Ktheu në qytet e puno, Dritan Leli…pasi gënjeu e mashtroi dynjanë me ngjyrën vishnje të fytyrës, mbasi e paraqiti atë ngjyrë si ‘Namuz’, pasi i doli boja në qytet e tërë shqipërinë, Dritan Lelis , tentoi të mashtroj edhe Italinë fqinje dhe jo ndonjë qytet dosido, por Milanon. 

Mbasi e kishte mbyllur derën e teatrit për Këshillin Bashkiak, pasi i kishte lenë ata të prisnin për të disatën herë, ai, nga frika, u skuq e u përcëllua nga inati dhe të dielën, e hapi derën e teatrit për Edi Ramën, por, dy ditë më pas, sot, e mbylli për këshillin bashkiak duke i lënë në mes të diellit. 

Dhe pikërisht sot, me përskuqjen në xhepin e majtë të xhaketës, u nis ta shpaloste në mes të Italisë. Kërkoi fillimisht të takonte Giuseppe Sala, kryetarin e Bashkisë së Milanos për të dalë një foto me të e të na i tregonte neve, se ai, përskuq këdo që ja do puna për të arritur qëllimin.

Por, Giuseppe Sala nuk pranoi ta takonte duke i treguar përpara fytyrës, derën e mbyllur të bashkisë së metropolit Lombard. Dhe akoma më keq, ose më saktë më zi, për të ardhur me një fotografi si strategu i zhvillimit të qytetit, ai që sjellë projekte afatgjata, trokiti tek një OJF që bazohet tek doktrina sociale kishës katolike dhe takoi dikë, një pa emër e që se morrëm vesh se kush ishte e çfarë përfaqësonte. Pra, në një kohë që Këshilli Bashkiak, qyteti vetë e pretë të punoj, ai bënë Vacanze Milanese për të manaxhuar të kuqen e fytyrës përzjerrë me të zezë bloze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re