Te gjithë mësuesit ne arsimin 9 vjeçar e ate te mesëm po vlerësojnë drejtoret e shkollave te tyre. Procesi ka nisur ketë te enjte dhe do zgjasë dy dite.
 
Sipas urdhrit te Ministrisë se Arsimit, mësuesit  përmes nje formulari tip vlerësojnë ne mënyre te fshehte punën e drejtuesve te shkollave. Me daljen e rezultateve, ministria do te vendose çfarë do te ndodhe me drejtuesit e shkollave.
 
Ky anketim vjen pak dite, pasi kryeministri paralajmëroi shkarkimin e 300 drejtoreve, te cilët ne testimin kombëtar kishin dale me rezultate nen mesataren e vlerësimit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re