Trupi i një modeleje ruse, e cila u zhduk më shumë se një vit më parë pasi kritikoi Vladimir Putinin, u gjet e fshehur në një valixhe.

Gretta Vedler, 23 vjeçe, u vra një muaj pasi ajo e quajti Putinin një “psikopat” në mediat sociale në një postim dhe parashikoi se përpjekjet e tij për të “forcuar integritetin e Rusisë” do të përfundonin me lot.

Ish-i dashuri i saj xheloz Dmitry Korovin, 23 vjeç, pranoi më shumë se një vit më vonë se e mbyti për vdekje pas një debati për paratë, në Moskë, akti që sipas tij nuk kishin lidhje me pikëpamjet e saj politike dhe analizën e mendjes dhe motiveve të Putinit.

Ai u tha hetuesve se kishte fjetur në një dhomë hoteli për tre netë me trupin e saj të vendosur në një valixhe të sapoblerë. Ai më pas e çoi atë në rajonin e Lipetsk dhe e la në bagazhin e makinës për më shumë se një vit.

Ai postonte vazhdimisht foto dhe mesazhe në rrjetet sociale të modeles, për t’i bërë miqtë të besonin se ajo ishte ende gjallë, u tha detektivëve.

Një mike e të ndjerës, e quajtur Evgeniy Foster, një blogere në Kharkov, një qytet ukrainas i sulmuar ashpër tashmë nga forcat ruse, u bë dyshuese dhe gjeti një mik në Moskë, i cili raportoi zhdukjen e saj në polici, e cila filloi një kërkim që rezultoi në gjetjen e trupit të saj, raporton The Mirror.

Qasjet analizuese të së ndjerës për Putinin, ato në planin psikologjik, shprehura në në janar 2021, një muaj para se të vritej, nuk konsiderohen të lidhura me vdekjen e saj, por janë të frikshme në dritën e ngjarjeve të mëvonshme.

Ajo ishte e shqetësuar për shtypjen e protestës nga ana e tij dhe për atë që ajo e konsideronte dëshirën e liderit të Kremlinit për të krijuar një Rusi më të madhe.

“Duke pasur parasysh faktin se Putini kaloi shumë poshtërime si fëmijë, ai nuk mund të ngrihej mbi veten. Ndaj, dhe për shkak të formës së tij fizike nuk është për t’u habitur që ai la kolegjin dhe iu bashkua KGB-së”, shkroi modelja.

“Njerëz të tillë kanë qenë të frikësuar që në fëmijëri, kanë frikë nga zhurma dhe errësira, të huajt. Unë vetëm mund të supozoj, sipas mendimit tim, se ai ka psikopati të qartë ose sociopati. Është e rëndësishme që psikopatët të përjetojnë vazhdimisht një ndjenjë të mprehtësisë së jetës, kështu që e duan rrezikun”, pat shkruar e ndjera Gretta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re