Subscribe

Banorët e pallateve të dëmtuara në zonën e Kombinatit janë ende në panik dhe të paqartë nëse banesat e tyre do të shemben ose jo, pasi inspektorët kanë vendosur shiritin e kuq por nuk u është sqaruar si do të procedohet më tej.

Ndërkohë banorët që pas tërmetit të 26 nëntorit janë zhvendosur dhe po I kalojnë netët në lokalin e lagjes pasi, qendrat sociale ku ata janë drejtuar, janë të mbipopulluara.

 

Në kryeqytet janë edhe shumë pallate të tjera ku inspektorët kanë vendosur shiritin e kuq por nuk dihet nëse do të rikonstruktohen apo shemben plotësisht.