Mbetet ende mister fati i 26 vjeçarit Mateo Lika, i cili u raportua i zhdukur në muajin janar pasi dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman. Kërkimet nga polumbarët vijuan për disa ditë por pa asnjë gjurmë për të riun. Ndërkohë, ditën e sotme kanë nisur sërish kërkimet.

Dyshimet se ai mund të ketë rënë në lumë nisën pas dëmtimit të parmakëve të urës së Mbrostarit si dhe targës që u gjet aty pranë. I riu kishte ardhur nga Gjermania për të kaluar pushimet në Fier dhe kishte marrë me qira makinën me të cilën dyshohet se ra në ujërat e lumit Seman.

Makina që kishte marrë me qira nuk ka qenë e pajisur me GPS ndërsa nga kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e tij.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re