Konfirmohet vdekja e Christian Atsu ish-lojtari i Chelsea në Turqi.

Ai ēshtë tashme nje nga mijera viktimat e termetit tragjik qe goditi Turqine ne 6 shkurt.

Trupi i pajetë i Atsu u gjet nën rrënojat e shtëpisë së tij në Hatay, qytet ku ai jetonte pasi luante se fundmi me ekipin Hatayspor.

Madje një ditë para tërmetit tragjik, ganezi në ndeshjen e kampionatit kishte shenuar nje gol vendimtar per ekipin e tij ne minutat shtese.

Pervecse shume ndeshjeve me perfaqesuesen, Atsu ka luajtur edhe me Njukasell ne Premier League dhe Viteshen ne Holande.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re