Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, e pranishme ka qenë dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila është shprehur se prezenca e saj është në dakordësi të plotë me grupin dhe opozitën, pasi PD ka zgjedhur të jetë proaktive sa i takon çështjeve të integrimit europian.

Tabaku, në fjalën e saj tha ndër të tjera se është fatkeqësi që mazhorancës i ka ngecur ora te Reforma në Drejtësi, teksa shtoi se Shqipërisë i duhen dhe reforma të tjera për të vazhduar procesin e integrimit në BE.

Sa i përket dialogut të opozitës me mazhorancës për Reformën Zgjedhore, deputetja tha se, kryeministri Edi Rama ka shpallur monolog për këtë reformë.

“Prezenca ime në Konferencën e Kryetarëve  është në dakordësi të plotë me grupin parlamentar të PD dhe opozitën. PD ka qenë dhe do jetë gjithnjë proaktive në çështjen e integrimit Europian.

Fatkeqësi që kjo mazhorancë i ka mbetur ende ora tek Reforma në Drejtësi dhe ka dështuar në reformat e tjera. Shqipërisë i duhen reforma për të vazhduar procesin e integrimit. I duhet një klimë dialogu mes qeverisë dhe opozitë. Jo hipokrizi!

Mazhoranca kërkon dialog për Reformën Zgjedhore ndërkohë që Kryeministri dje ka shpallur monolog për reformën zgjedhore.

Parlamenti duke refuzuar abuzivisht ngritjen e Komisioneve Hetimore ka goditur demokracinë.

Ligji ri për Komisionet Hetimore, në interes të hallit të qeverisë. Sa më shumë komisione aq më shumë skandale dhe aq më shumë hetime nga SPAK.

Drejtësia po merret me Korrupsionin, ne na duhet një parlament që të mbajë përgjegjëse qeverinë për angazhimet e saj kundër korrupsionit

Angazhimet për këtë hartë të integrimit nuk duhet të jenë në letra. Janë piketat që duhet të ketë kuvendi për një demokraci parlamentare jo për një parlament noter të dëshirave të qeverisë.

Qeveria po bën monolog, miraton një rregullore pa pyetur opozitën.

Një qeveri që ka 50% të koncesioneve në SPAK nuk mund të bëj moral për korrupsionin dhe për SPAK.

Një mazhorancë që ka mbrojtur koncesionet në SPAK nuk mund të bëjë moral për korrupsionin dhe kundër opozitës”, tha deputetja demokrate.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re