Fatmir Mediu deklaron se 30 qershori ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës dhe se sipas tij 85% e shqiptarëve janë me opozitën.

Ai thotë se tani duhen zgjedhje të parakohshme

“Shqiptarët sot i thanë jo marrëzisë, krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës.

Ky ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës.

Në mënyrë plebishitare 85% e shqiptarëve refuzuan të keqen, shkatërrimin e pluralizmit, refuzuan talljen dhe përbuzjen e Edi Ramës.

Ky është një moment përgjegjësie dhe reflektimi për opozitën, për t’ju përgjigjur zërit Europian të shqiptarëve.

Nuk mund të jenë në krye të bashkive, kukullat e Edi Ramës, ata që morën pjesë në farsën zgjedhore të PS dhe u refuzuan masivisht nga shqiptarët.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale, zgjedhje të lira dhe të ndershme, është tashmë rruga e vetme për të dalë nga kriza ku është përfshirë Shqipëria”, shkruan Mediu. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re