Ashtu siç ishte përcaktuar, ditën e sotme u zhvillua procesi gjyqësor për çështjen ‘Gërdeci’, ndaj ish ministrit Fatmir Mediu.

mediu-spak-2

Në sallën e gjyqit u thirrën si palë në proces familjaret e viktimave dhe të dëmtuarit.

Gjithashtu sipas burimeve , bëhet me dije se ish-ministri Fatmir Mediu ka kërkuar që të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në GJKKO.

Në gjykimin e zakonshëm, avokatët thanë se do të kërkojnë pyetjen e dëshmitarëve që nuk janë pyetur me herët. Po ashtu edhe pyetjen e të pandehurve për të cilët ka përfunduar gjykimi dhe kryerjen e një akt-ekspertimi të ri për shkakun e shpërthimit të fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec. Kujtojmë se 109 persona të plagosur dhe familjarë të viktimave kanë sjellë dokumente përfaqësimi në Gjykatë dhe SPAK do të verifikojë nëse janë të dëmtuar nga vepra penale apo jo.

Në total gjykata kishte mbi 290 persona. Seanca e datës 23 qershor u shty për shkak të prokurave të personave të dëmtuar, që sipas gjykatës janë të viteve të ndryshme dhe se duheshin të rinovuara. Ish-ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.

“Kemi kërkuar përsëritje të akt-ekspertimit. Zvarritje e procesit do të thotë të bëhet proces. Gjykimi i Shkurtuar u kërkua nga ne për të zgjidhur në mënyrën me të lehtë, përderisa na jepet ky kazus. Prokurori dhe gjykata nuk ishin dakord të shpreheshin për parashtrimin tonë. Në seancën që do përcaktohet, do të ketë një listë emrash”, është shprehur avokati i Mediut.

Avokati pretendoi gjithashtu për një zjarrvënie të qëllimshme në Gërdec.

“Ne nuk besojmë se shpërthimi ishte aksident. Kemi indicie për qëllimvënie të zjarrit në fabrikën e demontimit”, tha avokati Visha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko