Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka rrëfyer një moment nga fushata e vitit 2017, ku kryedemokrati Lulzim Basha i kishteb “kopjuar” programin.

Ai tha se ishte ish-kryeministri Sali Berisha që i tha se Lulzim Basha i mori edhe programin, ndërsa shtoi se e kishte kënaqësi, pasi programet e PR janë për të djathtën.

“Personalisht nuk kam bërë asnjëherë pazar, por as partia Republikane nuk ka qene pjesë e pazarit.

Por ka qenë në një marrëdhënie të qenësishme me të djathtën bazuar në një identitet të qartë politik.

Në një moment të fushatës së vitit 2017, kur zoti Basha po thoshte: “Me besimin në Zot, familja, prona dhe kombi”, mu qa zoti Berisha dhe më tha: “Shiko të mori dhe programin.”

Thashë “me kënaqësi, idetë dhe programet e Partisë Republikane janë për të djathtën”.

Dhe marrëdhënia jonë më Partinë Demokratike është për të forcuar të djathtën,” deklaroi mes të tjerash Fatmir Mediu në emisionin “Refleksione”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re