Fatmir Mediu, ka thyer heshtjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për të lejuar ndjekjen e tij penale nga SPAK, për çështjen e Gërdecit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Mediu tha se kërkesa e SPAK nuk ka bazë ligjore. Në fund të emisionit, ai kishte një mesazh edhe për familjarët e viktimave të Gërdecit, të cilëve u tha se “nuk ka gisht në këtë ngjarje”.

Nuk e kam as me drejtësinë as me palët e tjera. Ndihem shumë keq në raport me familjarët e Gërdecit. Ajo më dhemb. Ajo ka qenë arsyeja që kam marrë qëndrimin tim.

Vetëm ajo më vjen keq. Nuk di sesi mundet në jetën time, pavarësisht si do të shkojnë gjërat, ti bëjë ata të jenë të bindur, që Fatmir Mediu nuk ka gisht në atë që ka ndodhur në Gërdec. Nuk ka marrëdhënie me atë që ka ndodhur në Gërdec. Kur shoh Zamirën, djalin, familjarë të tjerë që flaisn. Nuk kam tentuar t’ju afrohem, sepse ata janë në të drejtë të urrejnë dhe të thonë cfarë u vjen në mendje, sepse dhimbja e tyre është shumë herë më e madhe, sesa çdo lloj arsyetimi dhe ballafaqimi që mund të bëj për këtë cështje“, tha Mediu.

LEXO EDHE:

Gërdeci/ Fatmir Mediu: Nuk jam fshehur pas imunitetit. Përdorim politik i çështjes, SPAK s’ka bazë ligjore

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re