Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është takuar me kryeministren italiane Giorgia Meloni gjatë mbledhjes së Këshillit të ECR.

Ai shprehet se i ka kërkuar angazhimin e këtij këshiulli në mbështetje të opozitës dhe nevojës për zgjedhje të lira dhe ndershme.

Nga ana e saj, Mediu shprehet se Meloni ka theksuar se Ballkani duhet të demokratizohet dhe të bëhet pjesë e BE.

“Kënaqësi të takoja Kryeministren Meloni në Romë gjatë mbledhjes së Këshillit të ECR(Konservatorëve Europian) , anëtar i tl cilit jam si kryetar i Partisë Republikane.

Gjatë takimit me kryeministren Meloni i kërkova angazhimim e ECR dhe personal të saj në mbështetje të opozitës dhe nevojës për zgjedhje të lira dje të ndershme.

Po ashtu mbështetjen e Italisë për zgjidhjen e konfliketeve në veri të Kosovës të provokuar nga Serbia.

Me kryeministren Meloni ramë dakort për mbështetjen nga ECR dhe Frateli Di Italia të një kualicioni të gjerë opozitar me ide të qarta të djathta.

Meloni theksoj se balkani duhet të demokratizohet dhe të bëhet pjesë e BE.

Shmangia e konflikteve të ndikuara nga influencat Ruse dhe Kineze janë imediate dhe Italia ka qënë dhe ngelet shumë e angazhuar në mbështetjen e Ballkanit.

Në Romë u takova me Ministrin Fidanza deputetë nga Italia, Gjermani, Spanja dhe Kroacia”, shkruan Mediu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re