Fatmir Mediu u ka bërë thirrje qytetarëve të Rrogozhinë që përmes votës të vlerësojnë demokracinë duke ruajtur dinjitetin dhe vlerat kombëtare.

Mediu, kandidat i koalicionit “PD-Aleanca për ndryshim” theksoi se përmes votës do i japin fund korrupsionit dhe të mos lejojnë më që Edi Rama të shkatërrojë dhe shpopullojë më vendin, por të zgjedhin një kryeministër dinjitoz dhe vizionar.

“Aferat korruptive të kryeministrit Rama, interesat personale dhe mbështetja e krimit kanë lënë pas dore çdo shqiptar dhe po fundosin çdo ditë e më shumë ekonominë dhe jetën e secilit. Kjo shprehet qartazi me tendencën në rritje të shqiptarëve për të braktisur vendin dhe planin shpopullues te Edi Rames.

Ai u shpreh se shqiptarët meritojnë shumë më shumë se kaq, një kryeministër dinjitoz, vizionar që punon për interesat kombëtare dhe jo atë personale, që nxit ekonominë, punësimin, që respekton vlerat morale dhe njerëzore që kanë shqiptarët.

Si përfaqësues i një partie që bazë kryesore ka familjen, ai shtoi se duhet luftuar pikërisht për të mbajtur bashkë dhe të fortë familjen shqiptare e cila sot po kërcënohet nga kjo qeveri.

Duke i thënë të gjitha këto unë mendoj që gjithësecili, i majtë apo i djathtë, e ka të lehtë që të bëjë vlerësimin se cfarë nuk shkon në këtë vend.

Jetën, lirinë, mundësinë për të ndërtuar mirëqënien tonë familjare, ekonominë tonë kombëtare, na i ka falur Zoti.

Ne nuk mund të pranojmë që Edi Rama të bëhet Zot mbi jetët tona dhe të shkatërrojë këto mundësi të jashtëzakonshme që ne i kemi fituar”, tha Mediu

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re