Fatmir Mediu ka dalë kundra Lulzim Bashës përsa i përket regjistrimit në KQZ për zgjedhjet e dekretuara nga Meta në 13 tetor.
Partia Republikane dorëzoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje.
Sot është edhe afati i fundit zyrtar për t’u regjistruar në këto zgjedhje, pra 70 ditë para mbajtjes së tyre.
Kërkesat për t’u regjistruar vjen pak ditë pasi LSI bashkë me PAA dhe PR depozituan në KQZ një kërkesë për të nisur përgatitjet për zhvillimin e tyre.
Ndërkohë Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur pushimet, pasi zgjedhjet u realizuan më 30 qershor. ()



