Ish ministri i Brendshëm dhe deputeti i PS, Fatmir Xhafaj ka ironizuar opozitën, e cila ka paralajmëruar se do votojë kundër marrëveshjes më KfË për financimin e projektit “Transporti i gjelbër në Tiranë”.

Në fjalën e tij në Kuvend, Xhafaj renditi të gjithë të mirat që përfitojnë qytetarët e Tiranës nga ky projekt.

Ai u shpreh se të gjithë do ta mirëpresin këtë financim, me përjashtim të opozitës, që siç tha ai pavarësisht kësaj, edhe ata do përfitojnë.

Xhafaj ironizoi opozitën duke thënë se “kanë zgjedhur autobusin e ndryshkur, që i ka lënë në mes të rrugës dhe sado që përpiqen ta shtyjnë nuk ndez më”.

“Unë jam i bindur që të gjithë do ta mirëpresim, përveç opozitës, të cilët janë në të drejtën e tyre të refuzojnë, por edhe në të drejtën e tyre të përfitojnë nga shërbimet pasi ato të implementohen

Gjithsesi edhe transporti është si rrugëtimi politik, ca zgjedhin atë të gjelbrin, e ca autobusin e ndryshkur, që i ka lënë në mes të rrugës dhe sado që përpiqen ta shtyjnë nuk ndez më.

Përtej politikës  janë disa aspekte që është mirë t’ia lëmë ekspertëve të fushës. Unë besoj fort tek studimi i fizibilitetit për leverdishmërinë dhe efikasitetin e këtij financimi, i realizuar me ekspertizën më të mirë gjermane, studim i cili i bindi këta donatorë të mbështesin atë financiarisht”, tha nder të tjera Xhafaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re