Skip to content

Fatmir Xhafaj, kritika për organet e reja të drejtësisë: Vuajnë nga mungesa e transparencës. Objektivitet, pavarësi e përgjegjshmëri në vlerësime

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj pati disa kritika në lidhje me institucionet e reja të drejtësisë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Gjatë mbledhes së Komisionit të Ligjeve, Xhafaj u shpreh se KLGJ dhe KLP vuajnë nga mungesa e transprencës në raport publikun.

Ai pati kritika edhe për projekt-rezolutat për këshillat, duke thënë se nuk mund të vlerësosh një institucion, i cili nuk ka funksionuar normalisht. Njëkohësisht ai theksoi nevojën për përgjegjshëmri dhe objektivitet në vendimmarrje.

“Besoj që është një lapsus tek projektrezoluta e prokurorisë përmendet Këshilli i Lartë Gjyqësor. Specialistët që kanë punuar kanë marrë për bazë rezolutën e Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

Ajo që konstatoj unë, ndoshta niveli i ekspertëve të komisionit të njësisë së monitorimit, nuk ka parasysh veçoritë që ka Këshilli i Prokurorisë me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sepse, nëse flasim tek KLP-ja nuk mund ta bëjmë përgjegjës për emërimet, por mund ta nxisim që me Prokurorin e Përgjithshëm ta shtyjmë procesin përpara. 

Kur vjen fjala tek vlerësimet tek rasti konkret, nuk e shikoj se çfarë vlerësimi mund t’i bëjmë KLGJ-së për hartën e re gjyqësore. 

Pse ka filluar punën? Është me vonesë. Nuk mund ta themi të vlerësojmë. Hapeni raportin e Këshillit nga fq 1 tek fq 300, nuk ka asgjë për vlerësimin. 

Duhet të ndalem tek ajo që është shumë e rëndësishme, do të doja të theksoja që ndoshta tek rekomandimet të vendosim theksin tek disa elementë që ka të bëjë me punën e dy këshillave. 

Së pari ka të bëjë me nevojën për përgjegjshmëri dhe objektivitet në procesin e vendimmarrjes. Është thelbi i punës së tyre.

Objektiviteti, pavarësia, përgjegjshmëria në vlerësimet. Ata janë përpara disa sfidave të rëndësishme si Këshilli i Lartë Gjyqësor si plotësimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Speciale. 

Tjetër është transparenca. Të dyja këshillat, dhe në mënyrë të veçantë KLGj-ja vuan nga mungesa e transparencës në raport me publikun dhe komunitetin të cilën ata drejtojnë. 

Më mirë të vonohemi pak por duhet të jemi të suksesshëm pasi këto janë dy projektrezolutat e para që do të miratojë Kuvendi”, deklaroi Xhafaj.