Largimin e ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e konsideron të drejtë. Në intervistën dhënë në emisionin “Kapital”, në Vizion PLUS, Xhafaj mohon të ketë pasur kontradikta me kryeministrin Rama për këtë çështje.
 
Për Vettingun e nisur në radhët e policisë ministri i brendshëm thotë se pritet të përfundojë brenda dy viteve.
 
Xhafaj nuk kursen akuzat ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kur pyetet për arratisjen e 3 ish-drejtuesve të policisë.
 
Ministri konfirmoi se janë evidentuar grupet kriminale qe do te goditen nga forca e ligjit.
 
Fatmir Xhafaj e vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit mes të gjitha institucioneve ligjzbatuese. Ai tha se raportet me ish-kreun e shërbimit sekret Visho Ajazi Lika, kane qenë pozitive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re