Skip to content

Fatmir Xhafaj “skanon” ndryshimet e Reformës në Drejtësi: Kemi luftuar dhe kemi marrë një kosto jo të vogël, koha për rezultate

xhafaj kuvend

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka folur në Kuvend lidhur me ndryshimet që pritet të votohen seancën e sotme plenare sa i përket reformës në drejtësi.

Ai se reforma në drejtësi tashmë është një realitet i prekshëm dhe se nuk ka ligj perfekt që të parashikojë apo parandalojë çdo detaj të mendjeve të cilësuara prej tij si të papërgjegjshme dhe djallëzore.

 

Duke i bërë thirrje kolegëve për të qenë rojtarë të çdo procesi, raporton Vizion Plus, ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi ndër të tjera u shpreh se:

 

“Siç e dimë, ne që e duam por edhe më skeptikët, reforma në drejtësi tashmë është një realitet i prekshëm. Pa asnjë diskutim, përtej çdo marrëzie që mund të thuhet lart e poshtë, reforma tashmë është në udhën e duhur të suksesit dhe ne duhet të jemi rojtarët e parë të saj nga ata që kanë qenë gati të shpallin me bujë dështimin e saj.Natyrisht një reformë kaq komplekse ka dhe do të ketë përherë problemet e veta në zbatim. Është naivitet të mendosh ndryshe pasi ka probleme që rrjedhin kryesisht nga kompleksiteti i vet reformës dhe institucioneve të saj, nga ecja me shpejtësi të ndryshme brenda saj për shkak edhe të vonesave të krijuara nga kundërshtarët e saj e kryesisht nga PD, nga pengesat ligjore e institucionale të krijuara artificialisht në hallka të ndryshme të zbatimit të procesit, etj. Nuk ka ligj perfekt dhe për më tepër ligj që të parashikoj e parandaloj çdo detaj të mendjeve të papërgjegjshme dhe djallëzore”, theksoi Xhafaj.

 

Ish Ministri i Brendshem shtoi:

 

“Ndryshimet e sjella nga grupi i ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Institucioneve të vet sistemit me asistencën aktive të partnerëve ndërkombëtar janë brenda shtratit të ndryshimeve kushtetuese dhe parimeve të reformës. Kjo është shumë e rëndësishme. Çdo përpjekje për të devijuar nga kjo frymë do të ishte një goditje e rëndë për reformën”, tha Xhafaj.

 

Deputeti nënvizoi se kjo paketë do të sjellë në mënyrë të dukshme rritjen e efiçensës në sistemin e drejtësisë ku do të impaktojë drejtpërdrejtë qytetarët sa i përket rritjes së shpejtësisë së zhvillimit të proceseve gjyqësore, shkurtimit të afateve jo vetëm në gjykatat e apelit por edhe në Gjykatën e Lartë.

 

“Kjo mbështetje nuk duhet të shihet nga institucionet e drejtësisë si çështje benefitesh për ta, as si qoka që ne ju bëjmë atyre, por si mbështetje për ta bërë detyrën siç duhet me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm. Këto janë paratë e taksapaguesve shqiptarë, janë lekë që dalin nga xhepat e qytetarëve shqiptarë ndaj dhe ata, qytetarët kanë të drejtë të kenë pritshmëri të larta nga sistemi i ri i drejtësisë.