Gjyqtarja e Apelit Fatmira Hajdari ka folur me lot në sy para KPK për ndërtimin pa leje të pallatit duke thënë se në atë kohë është ndjerë e kèrcënuar dhe shkoi të jetonte disa kohë me kunatin, ndërkohë që thekson se ka qenë korrekte me deklaratën.

“Rrjedha ime familjare në Tiranë ka nisur në vitet 1990. Na keni kthyer 30 vjet pas. Bashkëshorti im ka qenë deputet në vitet 90. Pas ardhjes në Tiranë kemi marrë një shtëpi tek ish vilat gjermane. Në 1993 kam punuar në Ministrinë e Drejtësisë. Unë jetoj në të njëjtën vilë që ka blerë bashkëshorti im. Kam qene korrekte në deklarimet e mia. Të gjitha blerjet janë bërë para se të bëhesha subjekt për të deklaruar.

Unë shkova të apartamenti i kunatit, pasi në atë kohë isha e kèrcënuar për shkak të situatës. Gjatë kësaj kohe u rikonstruktua banesa tek “vilat gjermane”. Kemi qenë në një kohë krejt ndryshe. Veprimet kanë qenë informale. Unë nuk kam gènjyer asnjëherë në deklarimet e mia.

Banka më atë kohë shkruante në dokumente fakte të paqena, boll të jepej kredia. Mua kunati më dha apartament, por unë i thashë dua dyqan, që të mbaj fëmijët e mi. Kur shkova të nënshkruaj kontratën, pronari më tha: ti do paguash vetëm koston e investimit, pjesën tjetër e keni për familjen tuaj”, tha Hajdari.

Sa i takon pasurisë së Hajdarit, KPK ka vërejtur mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting. Hajdari nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015.

887m2 truall, nuk e ka deklaruar në 2013, 2015 dhe në deklaratën vetting. Tre njësi dhe 12 apartamente ndodhur te Vilat Gjermane, 207,400 euro, pasuria në total. KPK konstaton se subjekti nuk ka deklaruar fillimin e punimeve investimin në një godinë 5 katëshe, dhe gjithashtu edhe të një objekti 10 katësh, ndërsa për këtë të fundit janë regjistruar të gjitha në emër të familjarëve. Në deklaratën vetting nuk janë deklaruara qartë pasuria e lartpëmendur 217,400 euro.

Burimi: Faxweb.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re