Fatos Klosi i ftuar në Dritare TV në Shqip show tha se Basha në vitet e tij në politikë, për të ka lënë vetëm gjurmë negative. Ai përmendi rastin e 21 janarit ku tha se vrasjet i kreu garda që ishte nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Fatos Klosi: Në të trija ministritë që ka qenë Basha, ndonëse kanë qenë në periudha të vështira, ka dalë i humbur. Ishte në ministrinë e Infrastrukturës, ne e dimë se ç’u hoq me Rrugën e Kombit. U nis me një fond të caktuar, përfundoi me trefishin e vet. E dimë kur ishte ministër i Brendshëm, se çfarë ndodhi në Bulevard.

Dritan Hila: Vrasjet i kreu garda, jo policia.

Fatos Klosi: Garda është vartëse e tij, është e ministrisë së Brendshme, është ministri. Por nuk është ai problemi, e ka ai në varësi apo jo. Është politika e sigurisë që ndiqte ministria e tij. Në ministrinë e Jashtme, ajo që mbahet mend është marrëveshja e detit me Greqinë që ia ktheu Gjykata Kushtetuese. Ajo që mbaj mend nga puna e tij është thuajse hiçgjë. Tani pretendon që do ta përmbysë. Ka qenë në pushtet për 10 vjet. Në këto vjet nuk pashë që ai të tregonte diçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re