Fatos Lubonja ka qenë një ndër gazetarët që e ka mbështetur publikisht aksionin e opozitës për djegien e mandative dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore.

Por duke qenë se ky aksion dështoi dhe çoi në fitoren e mandatit të tretë të Edi Ramës, Lubonja tani thotë se në fakt ka thënë ndryshe.

Ai shkruan për “Panorama” se nuk ka qenë për bojkotin e sistemeve formale, por atyre informale, dhe këtu thotë se ka parasysh ologarkët.

“Ka qenë një fazë kur kam mbështetur ardhjen e Ramës në pushtet në 2013 jo pse kisha besim se ai do të sillte ndryshim, por me idenë se shqiptarët duhet ta provonin Ramën sa më parë që të bindeshin përfundimisht se edhe ky është pjesë e sistemit në mënyrë që të shpejtonin krijimin enjë opozite antisistem. Me këtë ide, më 2015 kam mbështetur lëvizjen qytetare me në krye kandidatin e tyre Bojaxhi për Bashkinë e Tiranës si dhe më pas “Libran” e Ben Blushit.

Duke parë dështimin e Bojaxhiut dhe Blushit, në një fazë të dytë i jam kthyer opozitës së vjetër me idenë (pragmatiste) se për të ardhur në pushteti PD ishte “e dënuar” të godiste edhe sistemin bashkë me Ramën, pasi tashmë ato ishin bërë dy anë të së njëjtës medalje.

Në fakt, opozita provoi të bënte disa akte që u interpretuan si dalje nga sistemi, siç ishte çadra me sloganin “për republikën e re” apo kur la Parlamentin. Por këtu më duhet të sqaroj se me sistem nuk kam parasysh institucionet formale, por “institucionet” informale që qëndrojnë prapa kësaj fasade, që ndryshe i quajmë kapësit e shtetit.

Kurse opozita e çadrës dhe e braktisjes së Parlamentit e përqendroi sulmin e vet tek Edi Rama, pa kryer goditje serioze ndaj anës tjetër të medaljes, për shembull pa mbështetur fuqimisht njerëzit e Astirit apo protestuesit e Kukësit, pikërisht për shkak të miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj të vjetër të sistemit.

Më në fund, duke parë se partia e Ramës po bëhej gjithnjë e më e rrezikshme pasi grumbulloi rreth vetës të gjithë oligarkët e sistemit dhe mediat e tyre duke rrezikuar asgjësimin e çdo hapësire të mbetur demokratike, kalova në një fazë të tretë kur fillova t’i mëshoj idesë, aspak entuziazmuese, por si alternativa më realiste e mbetur: “më mirë tri banda se një bandë””, shkruan Lubonja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re