Analisti Fatos Lubonja duke komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike, kur më 13 qershor pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë dhe tashmë është zyrtarizuar lista e kandidatëve, tha se “nuk mund të mbyllim sytë e të mos shohim realisht si sillen aktorët”.

Sipas Lubonjës, kandidatët ndaj Bashës “i shoh më shumë me atë që duhet eleminuar Basha, në gjuhën që kanë përdorur, s’kanë përdorur gjuhën e hajt të garojmë brenda kësaj partie duke menduar që do jemi dhe ne brenda kësaj partie me vone”.

Analisti flet për atë që e quan ‘handikap’ për liderin aktual të demokratëve, e thekson se ajo që nuk dihet për rivalët e tij në garën për kreun e PD-së, është nëse duan thjesht të ndërrojnë kryetarin e partisë, apo të godasin ‘sistemin e krijuar’.

“Basha konsiderohet si njeriu që u la trashëgimi nga Berisha se sa njeriu që e mori partinë me luftën e vet, pra ‘e vrau atin’, dhe jo që ia la ai pushtetin, e këtu ka një handikap Basha, në kuptimin e protagonizmit që e shoqëron akoma ku i thonë që është Berisha kryetar partie. Këtu duhet të kemi parsysh këtu është handikap i tij që s’ka arritur, e kjo arrihet për shembull duke bërë mirë edhe duke bërë keq.

Në kuptimin që e marr unë e bëj më mirë, ose e marrë unë e bëj më keq partinë.

Si rasti i Ramës e Nanos, pra e marr unë një parti me shumë zëra e bëj me një zë.

Por është sistemi i ngritur që të mban ty atje, se këtu kanë krijuar idenë që është ky Rama kaq i fuqishëm e Basha i dyti, por më lër ti mua mundësinë që të kem një drejtësi të ndershme, që ti fus në sitë ose atë OFL që ka ngritur ky Rama, jo vetëm ato që do ai por edhe ata që e mbështesin atë, të gjithë sistemin e korrupsionit, e patë ju Berisha thanë ka dëmtuar demokracinë, po pse gjithë kjo oligarkia që bashkëpunon, ky sistem i ngritur mbi krimin e organizuar blen vota andej këtej e dëmton apo jo?

Pra më lër mua drejtësi të pavarur e të tregoj unë ty sa qëndron Rama në pushtet a qëndron dot më shumë se dy javë apo jo.

Në këtë aspekt Basha, është pjesë e këtij sistemi dhe tani mund të bësh mirë ose keq. Mirë është kur ti lufton këtë sistem me një parti, me një projekt, e keq kur ti tenton ta kapësh këtë sistem e të zevendesosh Ramën në krye të këtij sistemi që ti je i humbur gjithsesi. Këtu vijmë tek këta kandidatët kanë ndonjë projekt këta për këtë sistemin, apo duan thjesht të hipin aty në krye, në vend të Bashës?”, tha Lubonja.

Analisti thekson se lista e kandidatëve për kryetar të PD, është pozitive dhe garë sipas tij duhet të ketë edhe nëse humb, apo edhe nëse i fiton zgjedhjet.

“Do ja kthej partinë qytetarëve është retorikë. Kështu tha dhe Berisha dikur, do ia kthej qytetarëve e shoqërisë civile e dime që mbizotëron logjika e partisë biznes ku dominojnë interesat e grupeve e tradhëtojnë interesat e qytetarëve, unë gjithsesi e shoh dhe pak pozitive gjithë këtë listën me këta kandidatë, se nga ana formale është më mirë kjo se sa të kemi një lider që ‘unë s’dal asnjë herë i diskutueshëm’.
Dhe me fitoren dhe me humbjen duhet të ketë garë”.

Por përtej garës për kreun e demokratëve, Lubonja mendon se kandidatët nuk kanë një projekt të qartë dhe bindës për tema të rëndësishme, siç është edhe ideja që kanë nëse zgjedhjet e 25 prillit u vodhën apo ishin zgjedhje normale sipas analistit.

“Jo vetëm që lideri që fiton duke vjedhur është i suksesshëm, e s’pipëtin asnjë njeri në atë parti, edhe ata që me kontribute në parti, e shohin veten humbës ngaqe dalin disa djem të rinj që si njeh kërkushi se jane djemtë e dikjut që ka bërë para e s’dimë si i ka bërë, e pate Bushati e Majko, është tmerr që nuk kanë thënë asnjë fjalë. Por le te merremi me humbesit.

Në raport me këtë, unë shoh që këtu ka një garë, një situatë që edhe kur iku Berisha, ka një lloj aparence. Por pas kësaj aparence s’ka një të qartë bindëse këta njerëz përse dalin, cfarë ideje tjetër kanë. Kur unë kërkoj projektin, kërkoj dicka më konkrete.

Duhet të jemi lepe peqe me amerikanët se janë partneri jonë i madh apo ku ka diferenca unë duhet të kem kurajën të jem kundra? Ka shumë pika që nuk janë të artikuluar këta. Dhe për zgjedhjet, sa mendojnë që këto parti mund të fitonte kështu sic ishte nëse do kishte zgjedhje të lira?

Sa janë ata që mendojnë që jo zgjedhjet janë normale por ishte dobësia e Bashës që humbën? Shehaj e ka thenë por s’e ka theksuar shumë a u vodhën zgjedhjet, Edit Harxhin s’e kam dëgjuar të ketë ulëritur për vjedhjen e zgjedhjeve, edhe Kadilli është i zbehtë për këtë temë”.

Lidhur me deklaratat që janë bërë nga kandidatët për rolin e Lulzim Bashës në humbjen e PD në 25 prill, Lubonja tha:

“Këtu kemi një mosvlerësim të qartë të gjendjes që çon shumë larg dhe te projekti që mund të kenë ata nesër, që sipas tyre mjafton të ndërrojmë Bashën që të rregullohen gjërat. Unë mendoj që s’mjafton që të shkërrmoqim këtë sistem ku krimi i organizuar po na kap përditë shtetin, të ndërrojmë vetëm Bashën apo Ramën”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re