Fatos Lubonja komentoi shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, ky debat shmang problemet që ka vendi, si pandemia, zjarret dhe krimi i organizuar.

Lubonja gjykon se vendi nuk ka opozitë.

“Heshtja e tij është që është politikan i pafuqishëm.

Këto janë probleme, janë të Berishës. Basha është pak a shumë figurë që s’kishte fuqinë t’i thoshte që e mora unë dhe do të bëj politikat e mia.

Më mirë pa opozitë fare se sa kështu. Shqiptarët s’bëjnë dot opozitë të re, e është sistemi që s’i lë, sepse janë të kapur të gjithë. Shqiptarët mezi presin diçka të re, por është një sistem që i ka kapur, e janë të trembur.

Në vitet ’97 Partia Socialiste ishte ajo e punës dhe për të kundërbalancuar Sali Berishën që po bëhej autoritar i ri, luajti një rol pozitiv, edhe pse kishte atë të kaluar të zezë. Kjo është politika, arti i të pa mundshmes, kjo është politika”, tha Fatos Lubonja. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re