Fatos Lubonja ka kritikuar deklaratën e para pak ditëve nga kryeministri Rama lidhur me ardhjen në Shqipëri të punëtorëve nga vendet afrikane apo aziatike.

Ai e cilëoi atë si tejet fyese për shqiptarët teksa theksoi se ashtu siç ka bërë PS-në të pagojë, ashtu i do edhe shqptarët duke i trajtuar si skllevër. Lubonja kritikoi edhe PS-në që po i trajton shqiptarët si qenie të pavlera.

“PS-ja pa goje i ka bërë të gjithë ata njerëz, PS i kërkon të gjithë shqiptarët pa gojë. Mjeti duhet të jetë pa gojë, duhet ta përorësh e ta hedhës atje.

Kjo është mendësia që dominon në politikë por ky e shfaqi në mënyrën më groteske. Rama është njeriu që duhet t’i shihte njerëzit si qëllim.

Ky skandal më kujtoi thënien që ia tha Renzi: Hajdeni këtu se këtu nuk keni sindikata që t’u çajnë kokën.

D.m.th hajdeni këtu se këtu s’lanë gojë këta. Të vjen keq se ky qëndrim vjen nga një parti e majtë, që duhet të ishte e kundërta e asaj që pritet, të ishte një parti pranë shtresave në nevojë” – tha Lubonja.

Ai shtoi më tej se nën miratimin e qeverisë, elita ekonomikë në vend i trajton shqiptarët si skllevër duke u detyruar ata të largohen nga vendi masivisht.

Po kështu Lubonja ceku shfrytëzimin dhe shkatërrimin e pasurive të vendit nga ata që i quajti elita ekonomike e vendit.

“Atë sesa rotacioni do sjellë ndryshim këtë nuk e di. Por që t’i trajtosh njerëzit si skllevër, si qenie inferore këtë nuk e gjen asgjkundi vetëm në Shqipëri.

Por elita eknomike këtu kështu mendon, që i trajton njerëzit si skllevër. Ata edhe natyrën, edhe mjedisin, edhe lumenjtë edhe bregdet kështu e kanë trajtuar. Merr pyjety, priti dhe shi drutë.

Ndërto në bregdet shtëpi për elitën ekonomike. Ndërto kulla për të pastruar para droge. Edhe njerëit ahtu i përdor, edhe PS-në ashtu e përdor, edhe miqtë ashtu i përdor. Kjo është kulturë dominante këtu” – shtoi Lubonja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re