Skip to content

Fatos Lubonja: Turp i madh për SHBA, që i dhanë çmim Ardian Dvoranit. Ilir Meta po na mbron, prej atij e kemi reformën në drejtësi

Fatos Lubonja thotë se Rama me anë të reformës në drejtësi, tenton që të kapë të gjitha pushtetet.

I ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” , Lubonja theksoi se këtu është e kapur ekonomia, media gjithçka dhe Rama po përpiqet të kapë më shumë pushtet.

“Reforma në drejtësi janë njerëzit dhe nuk është shpirti i Zotit.

Dvorani mori çmim dhe është turp i madh dhe për ata që ia dhanë atë çmim.

Ilir Meta ishte vetë që aprovoi reformën në drejtësi. Populli do shenjën e pavarësisë.

Ne vijmë nga drejtësia e Enverit, që dënonin me vdekje, pa avokat, pa gjë.

Prirja për të kapur reformën në drejtësi nga të fortët në Shqipëri ekziston.

Aq më tepër që Ramën e njohim se kush është. Këtu është e kapur ekonomia, media gjithçka.

Këtu po bëhet reforma, që Rama të kapë më shumë pushtet. Nano u kap për luftë politike.

Këtu kemi të bëjmë me luftë politike për të kapu drejtësinë.

E do arrijmë në fund në një bandë të vetme, që kontrollon gjithçka, që do të na çojë situatë shumë të vështirë.

Meta padyshim ka interesat e veta, po mbrohet, por kur më mbron si qytetar, kur denoncon PPP-të, mbron disa kauza qytetare”, u shpreh Lubonja.