Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se në Shqipëri, ka përgjegjshmëri të madhe nga ana e qeverisë shqiptare për çështjen e vaksinimit.

Lubonja thekson se vaksina “Rilindja” ka vdekshmëri shumë të lartë, duke shtuar se lënia e vendit në këtë gjendje është kriminale.

“Ka rëndesë, por jio vetëm rëndesë,. Ecja e vaksinimit ka ngadalësuar në disa shtete. në Izrael, SHBA, madje edhe në Izrael ka ecur vaksinimi. Unë këtu shoh një situatë, ku vaksina Rilindja bëhet me ritme më të shpejta sesa vaksina Pfizer që mund të na sjellë qeveria kushedi se kur.

Vaksina Rilindja ka vdekshmëri shumë të lartë, d.m.th vaksinohesh duke marrë virusin. Lënia e vendit në këtë situatë është kriminale. Ka papërgjegjsshmëri për situatën e Covid, por shihen vetëm zgjedhjet, gara për pushtet. Edhe ai popull jemi, që mbyteshim në Adriatik. E shoh situatën shumë dëshpëruese”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja shtoi se qeveria bën propagandë sikur po bën diçka për situatën nga Covid, duke shtuar se ka më shumë propagandë sesa punë.

Sipas tij, Rama do vaksinojë vetëm të moshuarit e PS, dhe jo personalitetet si ai, që janë kundërshtarë të kryeministrit.

“Këta bëjnë propagandë, i lënë njerëzit të vdesin dhe në fund mburren sikur janë Skënderbeu. Këtu u la gjithçka në dorë të privatit dhe sistemi na del katrahurë.

Sistemi na tregoi se kush nuk paguan dot, vdes. Politika duhet ta ndryshojë, edhe kultura popullore. Politika duhet të japë shembull. Konfuci shprehet se nëse situata prishet lart, poshtë është katastrofë. Rama kur tha për personalitetet e moshuara do vaksinohen, d.m.th kush është me PS-në.

Përtej kësaj, personaliteti që është i tillë, duhet ta refuzojë këtë opsion, sepse ai është i barabartë me çdokënd. Sipas interesit, nxjerr opsionet. Është mënyrë për të ndarë shoqërinë në pro dhe kundër meje. Siç kanë bërë edhe me ndarjen e vendit, duke lënë keq veriun”, u shpreh Lubonja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re