Gjatë një konference për mediat, Damian Gjiknuri ka komentuar një nga emrat që mund të propozohen nga PS për Presidentin e ri të vendit.

 

I pyetur nga gazetarët se sa është mundësia që Fatos Nano të jetë një emër i propozuar nga maxhoranca, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste tha se asnjë nuk është i përjashtuar , përfshi edhe emrin në fjalë.

 

“Identifikimi i emrave në këtë fazë do ishte gabim e do krijonte pritshmëri të rreme për publikun. Por asnjë nuk është i përjashtuar përfshi edhe emrin në fjalë patjetër.”- tha Gjiknuri.