Ish-Kryeministri shqiptar Fatos Nano është fotgrafuar nga paparazzi pak ditë më parë në rrugët e Tiranës, në një nga ditët me shi.

Ajo që na bie në sy, edhe pse nuk është më pjesë e politikës dhe nuk ka më funksione, ai përsëri e trajton veten me privilegje dhe luks.

Siç mund ta shikoni edhe nga fotot, Nano shoqërohet nga një truprojë, i cili i mban çadrën që të mos laget dhe e shoqëron deri te vendi i shoferit.

Makina që përdor Nano është një “Maserati”, e cila dihet që hyn te makinat e shtrenjta. Edhe kur ishte Kryeministër, Nano preferonte ta niste vetë makinën, me siguri mund ta ketë një pasion i tij.

Kujtojmë që Fatos Nano, edhe pse nuk është në politikë, herë pas here media ka kuriozitet për të mësuar mendimin e tij mbi aktualitetin politik. Ai jeton në periferi të Tiranës, në një vilë luksoze dhe bashkëshortja e tij merret me biznes.






Previous articleRama jep lajmin e madh: Brenda muajit Maj do të kemi…