Skip to content

“Fatos Nano nuk iku, qëndroi në burg”- Braçe publikon videon dhe kujton ditën kur u vu në pranga ish-kreu i PS: S’u gjykua në liri, as u mbrojt nga imuniteti

Ndërkohë që Kuvendi i hoqi imunitetin Sali Berishës duke i hapur rrugë SPAK për të arrestuar ish-kryeministrin, deputeti socialist ka sjellë në vëmendje kohën kur është arrestuar Fatos Nano, që siç thotë ai nuk mund të bëhet asnjë krahasim me atë që po ndodh sot.

Braçe shkruan se Fatos Nano qëndroi në burg dhe nuk u hetua apo gjykua në liri, madje as u mbrojt nga imuniteti i të qenit kreu i opozitës së asaj kohe.

“Fatos Nano u arrestua e u dërgua menjëherë në burg, u mbajt në burg ditë me ditë nga 30 korriku i vitit 1993 deri në fundmarsin 1997!

Ndërkohe, PS qëndroi larg parlamentit vetëm dy javët e shok-ut të arrestimit, deputet u kthyen në Kuvend dhe i bene të dyja-edhe luftën për drejtësi, edhe opozitën e fortë kundër një regjimi që mbështetej ne një ekonomi të rreme, grabitëse deri të lëkurës së fundit te shqiptarëve; Gjithçka mbështetur ne fakte, argumenti, ide, platforma, kurrë me dhunë, flakadanë e kapsolla, tymuese e zjarr”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Postimi i Erion Braçes

Fatos Nano-kthimi ne shtëpi, në liri!

(Mars 1997-3 vite e 8 muaj pas arrestit ne burg e burgut vete)

Fatos Nano nuk u hetua e as u gjykua ne liri, nuk u mbrojt nga imuniteti e as te qenit kryetar i opozites, as u vendos nen detyrimin te paraqitej para nje OPGJ-je e as te qendronte ne arrest shtepie;

Fatos Nano u arrestua e u dergua mjehere ne burg, u mbajt ne burg dite me dite nga 30 korriku i vitit 1993 deri ne fundmarsin 1997!

Nderkohe, PS qendroi larg parlamentit vetem dy javet e shok-ut te arrestimit, deputet u kthyhen ne Kuvend dhe i bene te dyja-edhe luften per drejtesi, edhe opoziten e forte kunder nje regjimi qe mbështetej ne nje ekonomi te rreme, grabitese deri te lekures se fundit te shiptareve; Gjithcka mbeshtetur ne fakte, argumenta, ide, platforma, kurre me dhune, flakadane e kapsolla, tymuese e zjarr;

Ai mbetet grupi me i mire i deputeteve dhe pararoja e reformimit e modernizimit te PS qe vijonte te ideohej nga burgu; Nderkohe ps kishte ne sheshe, fusha, rruge dhjetera mije njerez ne cdo thirrje; nuk munguan kurre me sakrifice ekstreme secili; Me ta e prej tyre nuk humbi asnje beteje politike, madje fitoi betejen kunder nje kushtetute te padenje per nje vend demokratik!

Fatos Nano ishte aty; Nuk mungoi, nuk u mund nga burgu, ju gjend te gjitheve ne beteje, mundi burgosesit e tij; I mundi si njeri, i lire e qytetar! Tani; Keto tre postime, jane HISTORIA e këtij vendi, doemos edhe e Fatos Nanos;

Nuk jane te krahasueshme me kerkend! Degjova sot gjithe diten ta krahasonin burgun e fatos nanos; boll, jeni gabim, nuk krahasohet, ishin dy bote te ndryshme, njera u mbyll padrejtesisht ne burg! Fatos Nano nuk iku, qendroi ne burg e ne Mars jashte tij; Qendroi ketu, si shqiptaret qe nuk iken!

“”