Fatos Tushe heq dorë nga shqyrtimi i çështjes së tij për shkarkimin nga detyra.

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Tushe ka hequr dorë nga kërkesa e tij për shkarkim. Seanca do mbahej diten e sotme por dështoi për shkak të tërheqjes.

Kujtojmë se Tushe u shkarkua nga detyra e kryetarit të Bashkisë Lushnje me vendim qeverie dhe në 8 dhjetor të këtij viti çoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave.

Vendimi erdhi pas arrestimit të tij nga Spak per shpërdorim detyre.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re