Duke filluar nga ky muaj fatura e energjisë elektriket do të shkojë në çdo banesë apo njësi ekonomike.

 

Edhe pse ky shërbim është një detyrim, shumë abonentë ankohen se nuk e marrin. Administratori I OSHEE grup, Enea Karakaci, në një intervistë për Vizion Plus thotë se kompania e shpërndarjes së energjisë ka një marrëveshje të re.

 

I gjithë zinxhiri i faturës, që nga pritimi, zarfimi dhe shpërndarja do të jetë kompetencë e Postës Shqiptare.

 

Ne kemi gjithsej 1milion e 300 mijë abonentë.  Çdo muaj do printohen po kaq fatura, do zarfohen si dhe do të shpërndahen nga posta shqiptare, si agjenti i vetëm që ka detyrë të ofrojë këtë shërbim. Ne e dimë që ka zona që kanë infrastrukturë të vështirë, po nuk do të ketë tolerim për zonat urbane. Madje ftojmë qytetarët që ankohen në zyrat tona në rast se nuk e marrin këtë shërbim, për të cilin OSHEE paguan. Ne do të kemi një vend të dedikuar në faqe për tu ankuar nga abonentët për këtë shërbim, – u shpreh Karakaçi

 

Pas kalimit të shërbimeve online edhe fatura e energjisë elektrike gjendet edhe në llogarinë e E-Albania. Por pagesa e saj për shumë familje kryhet nga kryefamiljarët, kryesisht pensionistët.

 

Duke qenë se tashmë kemi vetëm një agjent që merret me të gjithë procesin e faturës, ne do ta kemi më të lehtë monitorimit dhe verifikimin e problemit. Ndaj për të përmirësuar këtë shërbim kemi një marrëveshje të re me postën, – sqaroi Karakaçi.

 

Një nga shkaqet e mosshpërndarjes së faturës në banesa është mungesa e saktë e adresës, por së fundi ato nuk po shpërndahen as në zonat urbane apo edhe në qendër të kryeqytetit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko