Ndërsa disa media paçavure shqiptare nxijnë realitetin e turizmit vendas, duke publikuar çmimet e derrave që janë në çdo pyll, kudo, edhe te fqinjët me traditë të fortë turizmi dhe edukate turistike, nga një turist serb vjen e kundërta.

Ai, i befasuar nga çmimet e lira të një vakti të bollshëm me produkte deti, konsumuar në Ksamil, ka publikuar faturën që ka paguar.

“Fatura nga Shqipëria tronditi rajonin: shihni sa kushton një kilogram mishje, kallamar, karkaleca deti dhe sallatë”, thuhet  në një titull të mediave serbe, referuar përshtypjeve të pushuesit serb, ku vijohet më pas:

“Një qytetar i Serbisë ka kaluar pushimet e tij vjetore në Shqipëri dhe fotoja e faturës që ka ndarë me publikun ka habitur shumë.

Në grupin në Facebook ‘Pushime në Shqipëri’, ai ka bashkangjitur një llogari nga pushimet verore në Ksamil, një qytezë që ndodhet në jug të Shqipërisë.

Ksamil, 21.7. 2022, restorant peshku pranë rrethrrotullimit qendror në Ksamil. 1 kg midhje, 1/2 kg kallamar, 1/2 kg karkaleca, dy sallata greke dhe pije. E rekomanduar!”, ka shkruar ai me një foto e faturës. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re