Që kur është bërë nënë, Xhensila është kërkuar edhe më shumë për të qenë pjesë e programeve të ndryshme televizive apo intervistave, edhe sepse të gjithë janë kureshtarë për të mësuar më shumë për periudhën e mëmësisë dhe për të voglën Ajka.

Megjithatë programi i Besit “B & E Caffee” ka qenë ndër më të preferuarit e këngëtares, në të cilin ajo mezi priste të merrte pjesë. Siç tha sot, ka pasur dëshirë të ishte më parë.

Po pse nuk e ka bërë?

Para se Xhensila të vinte në studio, Erioni sqaroi se ata kishin menduar që ta nisnin sezonin me Xhensilën, qysh në tetor, por ishte faji i Besit: “Pse e ftuam kaq vonë Xhensilën në program?” iu drejtua ai kolegut të tij si për ta prekur në plagë: “2500 euro shpenzime… këpucët, fustani, flokët, grimi…” nisi të listonte Besi të gjitha ato që i duheshin Xhensilës për të qenë në program: “Do më ftosh në programin tënd?” – imitonte aktori bashkëshorten duke vijuar me listën që ajo i kishte kërkuar paraprakisht. Mirëpo djemve nuk u erdhi mirë që ai tha “programin tënd” dhe nxituan t’i kujtonin se është programi i tyre, jo vetëm i tij: “2500 euro shpenzime, nuk është keq t’i ndajmë më tresh”, – tha Besi pas kësaj dhe menjëherë Erioni dhe Olsi u tërhoqën.

“Ti rri, se ty ta kam inatin. Deshe ta ftoje Xhensilën edhe te skeçet, të aktronte…” – vazhdonte Besi i revoltuar dhe Erioni konfirmoi: “Po, shumë mirë, i shkon atje”

“Po do veshje tjetër atje, se ‘nuk shkoj unë me të njëjtën veshje’” – ngriti zërin edhe më shumë duke imituar Xhensilën.

Imagjinoni pastaj sikur Olsi ta kishte marrë edhe te “Laraska”, rubrika e vet… Atëherë Besi vërtet do të çmendej.

Megjithatë, për inatin e portofolit të Besit, Xhensila vendosi çfarë do vishte dhe erdhi në program. Madje, zbuloi edhe një profil tjetër të vetes si asnjëherë më parë – aktrimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re