Në kushtet kur muaji Mars solli një bllokim thuajse total, operatori i shpërndarjes thotë se rreth 30 % e energjisë elektrike nuk është matur. Për rreth 400 mijë abonentë, kompania do të marrë për bazë energjinë e konsumuar në mars të 2019.
Por nëse qytetarët do të kenë ankesa për mbifaturim, kompania siguron se në leximin e muajit pasardhës, pra në Prill do të bëhen korrigjimet e nevojshme.
Marsi ka shënuar një rritje të konsumit, kryesisht të abonentëve familjare.
Ndërkohë ka ndodhur e kundërta me biznesin. Por nisur nga cmimi subvencionues që aplikohet në fatura për konsumatoret familjarë, humbjet e kompansië arrijnë në miliona euro.
OSHEE njoftoi pak ditë më parë se janë 150 milione dollare kamatvonesa që do u falen konsumatorëve debitorë, me qëllimin që ata të bëjnë marrëveshje me kompaninë.